>Blerim Shala: Delli e ka gabim

>

Nëse zgjedhja e presidentit të Kosovës është kryer me rregull, atëherë ambasadori amerikan Christopher Dell nuk duhet të kërkojë përgjegjës, apo fajtorë për këtë vendim Kështu tha nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala për Klan Kosova.



Shala tha se deklarata e ambasadorit Dell se “Ramush Haradinaj mbase është më përgjegjësi pse Pacolli është president sot”, është e padrejtë.

Sipas tij, fajin pse Behgjet Pacolli është kryetar i ri i vendit duhet kërkuar tek PDK-ja dhe AKR-ja, meqë ato kanë pasur në dorë këtë përzgjedhje. Nënkryetari i AAK-së theksoi se partnerët e koalicionit nuk e kanë marr mundin që të studiojnë jashtë partive të tyre për njerëz që i përshtaten profilit të presidentit të ardhshëm, dhe pikërisht apetitet politike bënë që zgjedhja të jetë ajo që është./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Blerim Shala: Delli e ka gabim
Këtë e pëlqejnë %d blogues: