>Ahmeti, Pacollin uron “sinqerisht”, Thaçin “vëllezërisht”

>

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përgëzuar krerët e ri të shtetit të Kosovës pas formimit të qeverisë dhe institucioneve tjera të shtetit. Ahmeti ka uruar presidentin e zgjedhur, Behgjet Pacolli.  “Zgjedhja juaj në krye të shtetit të Kosovës dhe përgjegjësitë që ju presin në ushtrimin e kësaj detyre madhore, janë përballje me të cilën Ju do të dini të ballafaqoheni me sukses”, thuhet mes tjerash në urim. 
Ndërkaq në urimin dërguar kryeministrit Hashim Thaçi mes tjerash thuhet: “Duke ju uruar për përgjegjësinë e madhe me të cilën Ju veshi vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’ua përcjell edhe urimet e përgëzimet e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Thaçi. 

Megjithatë bie në sy se në fund të letrave përshëndetja nuk ka qenë e njëjtë nga Ali Ahmeti dërguar presidentit dhe kryeministrit. Pacollin e përshëndet me “sinqerisht” kurse Thaçin me “vëllezërisht”.   

TELEGRAMET E PLOTA

Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaci     
I nderuari z. Kryeministër,   
Ndërtimi i institucioneve funksionale është prioritet dhe interes strategjik i formësisimit të shtetësisë së Kosovës.   
Zgjedhja juaj në krye të Qeverisë së Kosovës dhe sfidat që ju presin në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi janë përballja me të cilën, e them me shumë siguri, Ju do të dini të ballafaqoheni me sukses.   
Duke ju uruar për përgjegjësinë e madhe me të cilën Ju veshi vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’ua përcjell edhe urimet e përgëzimet e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.   
Kosava stabile, Kosova demokratike, Kosova me institucione funksionale, Kosova me orientim të qartë evro-atlantik është alternativë e vetme dhe garancia më e fuqishme për paqe stabilitet dhe perspektivë të mbarë rajonit tonë.   
Urime zoti Kryeministër,       

Vëllezërisht, Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim  
    

Për: Kryetarin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli       

I nderuari z. President,   
Ndërtimi i institucioneve funksionale është prioritet dhe interes strategjik i formësisimit të shtetësisë së Kosovës.   
Zgjedhja juaj në krye të shtetit të Kosovës dhe përgjegjësitë që ju presin në ushtrimin e kësaj detyre madhore, janë përballje me të cilën Ju do të dini të ballafaqoheni me sukses.   
Shteti i Kosovës, jam i bindur se do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mire, integrimit rajonal dhe atij europian. 
Ju uroj shëndet dhe suksese juve dhe Shtetit të Kosovës!   

Sinqerisht, Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim/zhurnal   

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet Mbyllur te >Ahmeti, Pacollin uron “sinqerisht”, Thaçin “vëllezërisht”
Këtë e pëlqejnë %d blogues: