>10 gazetaret që sakrifikuan gjithçka për lajmin

>

Vetëm një javë pasi u arrestua dhe u lirua nga ushtarët egjiptianë në Alexandria, gazetarja e CBS, Lara Logan, u sulmua dhe u përdhunua nga një
turmë në sheshin Tahrir, ndërsa ajo ishte duke raportuar. Ajo ka mbuluar ndër pikat më të nxehta të globit dhe ka bërë plot gjëra të guximshme në karrierën e saj. 


Por vendimi për të nxjerrë në publik sulmin dhe përdhunimin që iu bë nga banditët në sheshin Tahrir të Kajros ishte akti i saj më i guximshëm. Pas sulmit ajo qëndroi në spital për mjekim për disa ditë, për shkak të sulmit të cilësuar si brutal. Më pas ajo shpëtua nga një grup femrash egjiptiane. Ajo padyshim që nuk është padyshim femra e parë gazetare që e vuri jetën në rrezik për profesionin. Ne sot po iu sjellim sot 10 femrat gazetare që kanë rrezikuar gjithçka, nga liria e tyre e deri tek rrezikimi i jetëve vetëm në emër për të raportuar të VËRTETËN. 


Kush janë
E para është Atwar Bahjat nga Iraku. Ajo ishte e vetmja femër gazetare që raporti gjatë luftës në Najaf gjatë vitit 2004. fatkeqësisht Bahjat u qëllua dhe u vra dy vite më vonë në Samarra ndërsa po raportonte bombardimin e Xhamisë së Artë. Vendin e dytë në këtë top-listë e zë Tsering Woeser nga Tibeti. Ajo u detyrua të lëvizte nga Tibeti me në Pekin me forcë. Madje e futën edhe në një institucion “riedukimi”, pasi ajo në vitin 2003 publikoi shënimet e saj gazetareske mbi Tibetin. Ajo vazhdon të jetojë e survejuar nga forcat kineze, por megjithatë ajo vazhdon të raportojë për rezistencën tibetiane. 


Më pas vjen 28 vjeçarja amerikane Jill Carroll që punoi si gazetare në Irak. Ajo ishte gazetare freelance, u rrëmbye në Irak nga forcat talebane në vitin 2006 dhe u mbajt si peng për rreth tre muaj. Tani ajo punon si zjarrfikëse në Virxhinia. Tani të kalojmë në Liban e të flasim për May Chidiac. Chidiac jo vetëm që ishte ylli kryesor i televizionit më të madh në Liban, por ajo ishte edhe një zë mjaft kritik i ndërhyrjes së Sirisë në Liban. Gjatë një sulmi për ta vrarë atë ajo shpëtoi, por gjatë këtij sulmi ajo humbi njërin krah dhe një këmbë. Por ajo u nuk u tërhoq nga gazetari deri në vitin 2009. në këtë listë ka edhe një gazetare që me plot gojën mund të thuash se është me fat.


 E kemi fjalën për Galima Bukharbaeva nga Uzbekistani. Po pse ajo është me fat? Sepse njëherë ajo ka shpëtuar mrekullisht. Një plumb i shkoi nën shpinën e saj, kaloi bllokun e shënimeve dhe kartën e gazetares që kishte në vete. Pasi ajo denoncoi sistemin autoritar të Uzbekistanit ajo u akuzua si tradhtare e vendit. Po e mbyllim këtë shkrim me të famshmen ruse Anna Politkovskaya. Ajo ishte gazetare lufte gjatë tentativës së Rusisë për të nënshtruar ekstremistët çeçenë, ajo ishte edhe një zë mjaft i fuqishëm kritik ndaj politikave të ndjekura nga Vladimir Putin. Në vitin 2006 ajo u vra. Vrasja e saj u bë për shkak të profesionit të saj. Në këtë listë natyrisht që mund të hynin edhe shumë gazetare të tjera, por revista është mjaftuar këtë rradhë me vetëm 10 gazetaret femra më të famshme.

Atwar Bahjat-Irak
Ishte e vetmja femër gazetare që raporti gjatë luftës në Najaf gjatë vitit 2004. Fatkeqësisht, Bahjat u qëllua dhe u vra dy vite më vonë në Samarra ndërsa po raportonte bombardimin e Xhamisë së Artë.

Tsering Woeser-Kinë/Tibet

U detyruar të lëvizte nga Tibeti me në Pekin me forcë. Madje e futën edhe në një institucion “riedukimi”, pasi ajo në vitin 2003 publikoi shënimet e saj gazetareske mbi Tibetin. Ajo vazhdon të jetojë e survejuar nga forcat kineze, por megjithatë ajo vazhdon të raportojë për rezistencën tibetiane.

Jill Carroll-Irak

28 vjeçarja amerikane, që ishte gazetare freelance, u rrëmbye në Irak nga forcat talebane në vitin 2006 dhe u mbajt si peng për rreth tre muaj. Tani ajo punon si zjarrfikëse në Virxhinia.

May Chidiac-Liban

Chidiac jo vetëm që ishte ylli kryesor i televizionit më të madh në Liban, ajo ishte edhe një zë mjaft kritik i ndërhyrjes së Sirisë në Liban. Gjatë një sulmi për ta vrarë atë ajo shpëtoi, por gjatë këtij sulmi ajo humbi njërin krah dhe një këmbë. Por ajo u nuk u tërhoq nga gazetari deri në vitin 2009.

Jila Baniyaghoob-Iran

Ajo u arrestua disa herë rresht ndërsa mbulonte të drejtat e grave. Në vitin 2007 ajo u arrestua nga forca iraniane dhe me sytë mbyllur u mor në pyetje në burgun Evin, që është edhe burgu më famëkeq i Teheranit. Por nga kjo përvojë e hidhur ajo botoi një libër për bashkëpunimin e grave në këtë burg.

Farida Nekzad-Afganistan
Ajo është ylli i të drejtave të lirisë së shtypit të Afganistan. Por së fundi ajo ka marrë më mijëra kërcënime për vdekje. Madje njëherë ajo i shpëtoi një tentative për ta rrëmbyer duke u hedhur në rrugë nga makina. Pavarësisht kërcënimeve, ajo s’ka ndërmend të heqë dorë.

Anna Politkovskaya-Russi
Ajo ishte gazetare lufte gjatë tentativës së Rusisë për të nënshtruar ekstremistët çeçenë. Gjithashtu ajo ishte edhe një zë mjaft i fuqishëm kritik ndaj politikave të ndjekura nga Vladimir Putin. Në vitin 2006 ajo u vra. Vrasja e saj u bë për shkak të profesionit të saj.

Chouchou Namegabe- Kongo

Ajo është bashkëdrejtuese e një radioje gazetareske që zbuloi se
si dhunoheshin seksualisht, si edhe torturat që përdoren në Konga ndaj grave dhe qytetarëve të tjerë nga ushtarët ose grupet ekstremiste. Ajo vazhdon të bëjë këtë detyre duke denoncuara skandale te shumta, pavarësisht se jeton në një vend pa ligje.

Galima Bukharbaeva-Uzbekistan

Njëherë ajo ka shpëtuar mrekullisht. Një plumb i shkoi nën shpinën e saj, kaloi bllokun e shënimeve dhe kartën e gazetares që kishte në vete. Pasi ajo denoncoi sistemin autoritar të Uzbekistanit ajo u akuzua si tradhtare e vendit.

Claudia Julieta Duque-Kolumbi

Në dy dekada si gazetare hetuese, ajo u ka mbijetuar rrëmbimet, kërcënimeve për vrasje dhe tentativave për pushim nga puna. Është detyruar të largohet tre herë në azil gjatë dekadës së fundit, por gjithmonë ajo është kthyer për të hetuar në vendin e vet./topLajm

Postuar te Bota, Hulumtime. Komentet Mbyllur te >10 gazetaret që sakrifikuan gjithçka për lajmin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: