>Krasniqi: “PDK totalitare, luajti me mua”

>

Sekretari i PDK-së, vazhdon të jetë në pezëm sa i përket raportit të tij me Partinë Demokratike të Kosovës, pas dështimit të tij për t’u zgjedhur president i vendit, megjithëse ishte i kandiduar.

Për këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se partia e tij kishte luajtur me të.
“Realisht, ishte një lojë”, ka thënë Krasniqi në emisionin Rubikon në KTV, duke komentuar kandidimin e tij nga PDK për president të vendit.
Krasniqi nuk u ndal me kaq. Ai e cilësoi PDK-në si parti jodemokratike.
“Kemi shenja të totalitarizmit në PDK, por edhe në partitë tjera. Në PDK ka pasur një ngufatje të demokracisë, ngufatje të debatit”, ka shtuar ai. Kjo ngufatje sipas tij, ka mundësuar imponimin që të ketë një kandidat për president, kur ai kandidat Krasniqi ka thënë se nuk ka mbështetje.
Ai ka folur edhe për zhvillimin e seancës kur u zgjodh presidenti dhe ndryshimin në moment të fundit të mendjes së disa deputetëve për ta votuar Pacollin.
Ai ka thënë se ishte frika për fatet personale të deputetëve më shumë sesa presioni që ka bërë që të ndryshohen votat për presidentin, pas pauzës.
Në një rast, Krasniqi edhe pranoi se Thaçi u tha deputetëve se në rast nuk e votojnë Pacollin, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë kandidat për deputetë.
“Kryetari i partisë thoshte se nuk do të jenë në listë për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk votojnë për Pacollin. Unë nuk do t’i kisha thënë kërcënim, por kërkesë për t’i mbështetur”, ka thënë më tej ai. Sipas tij, njerëzit nuk do të duhej të frikësoheshin.
Ai foli edhe për prezencën e të tjerëve në takimin e GP të PDK-së. Krasniqi tha se i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Prezenca e tij atë ditë nuk ishte e nevojshme”, tha Krasniqi.
Ai ka thënë po ashtu se PDK ka nevojë të mbajë zgjedhje të rregullta, ndërkohë ka mohuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të partisë.
Për prurjet e reja, Krasniqi ka thënë se janë parashutistë që nuk sjellin ide. Kësaj radhe sipas tij, pati shumë parashutista në PDK./topLajm
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Krasniqi: “PDK totalitare, luajti me mua”
Këtë e pëlqejnë %d blogues: