>Femrat flasin më pak, por thonë shumë

>

Meshkujt shpesh flasin vetëm sa për të bërë bisedë, apo për të marrë pjesë në bisedë, dhe me atë rast shpesh përdorin fjalë të njëjta. Në anën tjetër, femrat në bisedë janë më të sakta, zbulon një studim i ekspertëve britanikë.
Pra, meshkujt, në krahasim me gjininë e bukur flasin më shumë.
Sipas fjalëve të profesorit të psikologjisë, Goufri Biti, nga universiteti i Mançesterit, femrat gjatë bisedës përdorin fjalë më precize dhe të menduara mirë, ndërsa meshkujt pëlqejnë vetëm të belbëzojnë dhe të bëjnë më shumë zhurmë.

Për nevojat e studimit, ai kishte analizuar 56 raste për komunikimin ndërmjet gjinisë mashkullore dhe asaj femërore. Ai kishte zbuluar se 24 prej këtyre studimeve tregojnë se meshkujt flasin më shumë, ndërsa vetëm dy prej studimeve kanë vërtetuar se femrat flasin më shumë.
Në këtë hulumtim, profesor Biti u kishte dhuruar pjesëmarrësve në studim nga një skenar për të biseduar rreth temave të ndryshme, ndërkaq me atë rast një në pesë fjalë ishte harruar. Më pas, vetë vullnetarët i kishin menduar fjalët, ndërkaq bisedat ishin incizuar.
Ishte vërejtur se meshkujt më shumë ishin mbështetur në fjalët si “mirë” dhe “në rregull”.
Meshkujt i “riciklojnë” fjalët
Shikuar, në përgjithësi, 81% e fjalëve që kishin folur meshkujt mund të parashikoheshin, ndërsa te femrat kjo ishte 70%. E vetmja ngjashmëri te fjalët midis meshkujve dhe femrave ishte atëherë kur ata kishin biseduar rreth ngjarjeve aktuale. Meshkujt flasin më shumë për t’u përshtatur në shoqëri dhe mendojnë se të tjerët presin më shumë nga ta. Me këtë rast, ata i “riciklojnë” fjalët, që do të thotë se një fjalë e përsëritin disa herë.
Postuar te Hulumtime. Komentet Mbyllur te >Femrat flasin më pak, por thonë shumë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: