>Partia e Drejtësisë edhe tre deputetë në Parlament

>

Partia e Ferid Aganit pritet të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës edhe me tre deputetë të tjerë.
Pas zgjedhjes së Behgjet Pacollit president i shtetit dhe hyrjes në qeveri të tre deputetëve të tjerë të Koalicionit për Kosovën e Re, janë liruar edhe

katër ulëse në Parlament. Në bazë të renditjes me më së shumti vota, tre nga ta do të vijnë nga Partia e Drejtësisë.

Amir Ahmeti me 4.686 vota, Jeton Svirca me 4.220 dhe Gëzim Kelmendi me 4.136 vota do të jenë tre nga katër deputetët e rinj. Deputetja e katërt pritet të jetë femër, ndërsa në bazë të votave, në Parlament sërish do të kthehet Suzan Novoberdaliu që ka 1.378 vota.
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Partia e Drejtësisë edhe tre deputetë në Parlament
Këtë e pëlqejnë %d blogues: