>Mesazhet e pista të Rihannas

>

Rihanna nuk ndalon së vërshuari me mesazhe seksi aktorin Colin Farrell. Këngëtarja, e cila së fundmi po e shokon publikun me paraqitjet e saj tepër seksi, ishte njoftuar me
aktorin në prag të krishtlindjeve të fundit, në shoun e Graham Norton-it dhe tani që të dy janë të lirë.

Duket se Colin e ma magjepsur Rihanna-n me sharmin e tij dhe ajo nuk ndalen me dërgimin e mesazheve tejet të pista.

“Colin ka mbetur tejet i befasuar me përmbajtjen e mesazheve që merr nga Rihanna. Ndoshta do të dalë diçka nga kjo, pasi që të dy ata tani janë të lirë”, ka thënë një burim rreth këmbimit të mesazheve mes Rihanna-s dhe Colin-it, i cili gjatë shout në fjalë, e kishte lavdëruar fustanin e Rihanna-s dhe kjo i kishte lënë përshtypje asaj.

Aktori dhe këngëtarja ishin pajtuar që të takoheshin në Los Anxhelos, kur këtë t’ua lejoj orari i tyre i ngjeshur i punës. Lidhja e fundit e Colin-it ishte me aktoren Alicia Bachled – Curus, me të cilën është ndatë vitin e kaluar, ndërsa kanë së bashku një djalë 16 muajsh.

Rihanna, e cila së fundmi po çmend meshkujt me kostumet dhe veprimet e saj seksi, kohë më parë është ndarë nga i dashuri Matt Kemp./yp

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Mesazhet e pista të Rihannas Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: