>Refuzon propozimin për martesë në mes të ndeshjes! (video)

>

Ky i ri vendosi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij përpara mijëra spektatorësh gjatë një ndjeshje basketbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 


Ajo çfarë ai nuk kishte menduar ishte se e dashura e tij ende nuk ndjente të njëjtën gjë si ai, duke çuar në përgjigjen e padëshiruar dhe deri diku turpëruese, ‘JO’. 

Kështu, nëse vendosni të bëni një propozim për martesë në publik, bëni mirë të sigurohuni më parë që do të merrni një përgjigje pozitive./shekulli

http://www.shekulli.com.al/zotmedia/flv/player.swf

Postuar te FUN. Komentet te >Refuzon propozimin për martesë në mes të ndeshjes! (video) Janë të Mbyllura

>Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

>

Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktwang të shtetit Mizoram në Indi.

Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për tu kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.

Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.

“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike The Sun./mo
Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër Janë të Mbyllura

>Alkena e BigBrother e deshperuar me Presidentin dhe Qeverine e Re

>

Alkena Dervishaj e cila ishte banore e Big Brother Albania edicioni i katert e qe njihej per patriotizem, ne profilin e saj ne FaceBook ka shprehur zhgenjimin e saj me zgjedhjen e Pacollit President dhe Hashim Thacit Kryeminister. 

“Edhe kane guxim e permendin mbiemrat e familjeve te shenjta Haradinaj e Jashari.Vijon pastaj Hashimgradi :Qeveria ka synim qe te filloj sa me shpejte bisedimet me Serbine, e pasta del edhe mikja e tij Rada: Kosova e Metohija.Mandej vazhdojme edhe prezantojme zonjen e pare :OOPSSS emrin e paska me shkronja “cirilice”, na qenka e Ruse….Cka tjeter na ka mbete??TURP.” kjo ka qene deklarata e Alkenes./toplajm

Postuar te Big Brother, KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Alkena e BigBrother e deshperuar me Presidentin dhe Qeverine e Re Janë të Mbyllura

>Presidenti Pacolli neser do te nderoj deshmoret

>

Me te marr postin e Presidentit te Republikes se Kosoves, Behgjet Pacolli ka vendosur qe diten e pare ne kete pozite te ua kushtoje deshmoreve te kombit.


Kjo eshte agjenda e parapare per neser, pra me 23 shkurt



Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 23 shkurt

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe para varrit të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Dita: E mërkurë, 23 shkurt
Koha: 09:00

Vendi: Varrezat në Velani


*******


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Dita: E mërkurë, 23 shkurt
Koha: 10:30

Vendi: Kompleksi Memorial në Prekaz


*******


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Dita: E mërkurë, 23 shkurt
Koha: 12:30
Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.


*******


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Dita: E mërkurë, 23 shkurt
Koha: 17:15

Vendi: Orllan/topLajm
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Presidenti Pacolli neser do te nderoj deshmoret Janë të Mbyllura

>Festimet per presidentin e ri Pacolli (foto)

>

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Festimet per presidentin e ri Pacolli (foto) Janë të Mbyllura

>Limaj:Une kam votuar kunder Pacollit

>

Kjo eshte demokracija dhe jam pak i befasuar me kete qe ndodhi, tha ish ministri i transportit Fatmir Limaj,ai sqaroi se ka votuar kunder Pacollit president.

Nderkohe i pyetur se nese ka pasur presion nga Hashim Thaci, ai ka deklaruar se per kete nuk ka koment.
”Zgjedhja e Pacollit president eshte kunder vullnetit te popullit, prandaj edhe votova kunder” ka perfunduar Limaj./topLajm
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Limaj:Une kam votuar kunder Pacollit Janë të Mbyllura

>Një pjesë e serbëve pro regjistrimit, të tjerët presin vendimin e Begradit

>

Nën organizimin e Projektit për marrëdhënie ndër-etnike, përfaqësues të serbëve të Kosovës, ata të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare diskutuan për pjesëmarrjen e serbëve në regjistrimin e popullsisë.
Një pjesë e serbëve e cilësuan të domosdoshme pjesëmarrjen e serbëve në këtë proces, ndërsa disa të tjerë thanë se duhet pritur vendimi konkret i Beogradit zyrtar mbi këtë çështje.

Serbët e Kosovës kanë qëndrime kundërthënëse për pjesëmarrjen e tyre në regjistrimin e popullsisë. Derisa përfaqësuesit e serbëve që janë pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës thanë se pjesëmarrja e serbëve kosovarë në këtë proces është e domosdoshme, ata që përfaqësojnë serbët jashtë institucioneve, vlerësuan se nuk janë krijuar kushtet që serbët të jenë pjesë e regjistrimit. 


Në një debat të organizuar nga Projekti për marrëdhënie ndëretnike, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të pjesës qendrore të Kosovës, Rangjell Nojkiq, tha se pjesëmarrja e serbëve të vendit në regjistrimin e popullsisë vështirësohet nga një varg çështjesh teknike që kanë të bëjnë me dokumentacionin e tyre, raporton Radio Evropa e Lirë. 
Pjesa më e madhe e serbëve që jetojnë në zona të ndryshme të vendit, sipas tij, nuk posedojnë dokumentacion të shtetit të Kosovës. Një problem tjetër, sipas tij, ka të bëjë me banorët rezidentë dhe serbët që janë shpërngulur gjatë luftës nga Kosova.


“Dokumentet personale janë shumë të rëndësishme, sepse kërkohet certifikata e lindjes, e cila është vështirë për t’u nxjerrë nga Serbia. Si dëshironi ta bëni regjistrimin nëse nuk mund t’i identifikoni njerëzit?”
“Çka mund të humbasin serbët nëse nuk marrin pjesë në regjistrim, e çka nëse ky regjistrim i bashkon serbët me një qëndrim, sipas të cilit u kërkohet të gjithë serbëve të mos marrin pjesë. Në këtë kuptim, shtrohet pyetja sa do të jetë i vlefshëm ky regjistrim për institucionet vendore e ndërkombëtare?”, u shpreh Nojkiq duke theksuar rëndësinë që Beogradi t’u dërgojë serbëve kosovarë sinjale të qarta për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces. 


Mirëpo, këshilltari i kreut të komunës së Graçanicës, Nebojsha Periq, tha se regjistrimi i popullsisë mund të jetë një shans i mirë për marrjen e shifrave të sakta për numrin e serbëve që jetojnë në Kosovë. 
“Me mospjesëmarrje të serbëve, nuk mund ta ndalojmë këtë proces, ashtu siç nuk kemi mundur t’i ndalojmë proceset tjera politike. Cili është interesi ynë? Ekzistojnë shumë të dhëna të ndryshme, të cilat i posedon Beogradi dhe i plason në publik lidhur me numrin e serbëve të zhvendosur dhe numrin e serbëve që jetojnë në Kosovë, në krahasim me të dhënat e Prishtinës. Edhe ndërkombëtarët kanë të dhëna të ndryshme. Pra, le të shohim pas këtij regjistrimi se sa jemi në fakt në Kosovë”, theksoi Periq.


Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për regjistrimin e popullsisë në Kosovë theksuan se rezultatet e nxjerra nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë, do të kenë vetëm qëllim statistikor. 
Kreu i Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blaku, sqaroi:

“Kemi të bëjmë me një projekt jopolitik, me një projekt, i cili është dizajnuar jo në Prishtinë, e as në Beograd, por është hartuar në qendrat evropiane për të gjitha shtetet që në xhiron e vitit 2011 duhet të nxjerrin nga vendet e tyre realitetin ekonomik, material, social e kulturor, arsimor e shëndetësor për popullatën”.


Regjistrimi i popullsisë në vend ishte zhvilluar për herët të fundit para 20 vjetësh, ndërsa sikurse në shumicën e vendeve të rajonit, regjistrimi pritet të zhvillohet sërish në muajin prill. 
Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se në të kaluarën regjistrimi i popullsisë është zhvilluar në periudha kritike politike për vendet e ish-Jugosllavisë. 
Kësaj radhë, theksoi Maliqi, ky proces duhet të zhvishet nga politika dhe ta përfshijë edhe veriun Kosovës.


“Kjo atëherë do të na mundësojë që në aspektin e statistikave të popullsisë të kalojmë nga faza e projeksioneve në diçka që është e bazuar në vetë deklaratën e popullsisë, të pronave që do ta zvogëlojnë sasinë e projeksioneve. Nëse veriu i Kosovës do ta bojkotojë këtë me shumicë, atëherë është më e lehtë të bëhet një projeksion për veriun sesa për krejt Kosovën siç e kemi bërë deri më tani”, u shpreh Maliqi./kn

Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Një pjesë e serbëve pro regjistrimit, të tjerët presin vendimin e Begradit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: