>Man. Utd me ofertë për Valbuenan

>

Drejtuesit e Manchester Unitedit po bëjnë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Olympique Marseillet, francezit Mathieu Valbuena, njoftojnë mediumet angleze të hënën.
Trajneri i Menjus, sir Alex Ferguson, është i gatshëm t’i shpenzojë 15 milionë euro për të transferuar Valbuenan në fund të këtij edicioni në “Old Trafford”. Valbuena 26-vjeçar vazhdimisht po përcillet nga skautët e Manchesterit. Ai ka kontratë me Marseillen deri në vitin 2013.

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Man. Utd me ofertë për Valbuenan Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: