>Ruby për 4 mijë euro ka fjetur me Ronaldon

>

 E dashura më e njohur e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Karima El Mahroug, e njohur më shumë si Ruby Rubacuori, ka deklaruar se ka fjetur me yllin
e futbollit, Cristiano Ronaldo, kur kishte 17 vjet, transmeton “Daily Mail”. 
Ajo tha se futbollisti i Real Madridit i kishte paguar 4 mijë euro për seks, pasi ishin njohur në klubin e natës “Hollywood” në Milano më 29 dhjetor 2009.
Ruby deklaroi se kishte fjetur me futbollistin në një hotel luksoz. Kur ishte zgjuar në mëngjes nuk e kishte portugezin në dhomën e hotelit, dhe atë e priste porosia: “Shpresoj se nuk do të gjejë në dhomë kur të kthehem. Paratë janë afër çantës”, transmetojnë mediet italiane. 
Prostituta minorene ishte ofenduar me këtë gjest, dhe gjatë takimit të ardhshëm në një klub nate ia kishte hedhur Ronaldos gotën me shampanjë në kokë./kn

Advertisements
Postuar te Show-Biz, SPORT. Komentet te >Ruby për 4 mijë euro ka fjetur me Ronaldon Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: