>Demaci apo Pacolli?

>

Deputetët e Kuvendit do ta kenë një test të vështirë të hënën, kur pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re e ku, sipas paralajmërimeve, do të votohet edhe për presidentin e ri.
Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin.
Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare. Nga burime të besueshme të portalit Qendra, mësohet se AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar, Adem Demaçi.


Marrëveshja mësohet se është arritur të dielën në mes të AAK-së, Vetëvendosjes, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga LDK-ja. Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidim mund të votojnë për Demaçin. /Telegrafi

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Demaci apo Pacolli? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: