>Orinda dhe Turi, Dashuria vazhdon?!

>

Tashmë lidhja e tyre është konsoliduar dhe pavarësisht se kërkojnë që të mos jenë në vëmendjen e shtypit rozë, në dalje të tilla publike nuk kanë se si të rrinë larg njeri-tjetrit.
 
Të ftuar në festën e promovimit të revistës “AMI”, Turi dhe Orinda kanë mbërritur herët, për t’u larguar po kaq herët nga festa.
Pa kaluar shumë kohë çifti i dashur i ekranit është larguar nga festa, e “Bluetooth” ka mundur t’i kapë sërish ndonëse dëshira e tyre ka qenë për të qëndruar larg paparacëve. Ne në fakt ende s’e kuptojmë pse këta të dy kërkojnë të fshihen, jo për gjë po janë edhe simpatikë, hajde të mos ishin…/bw

 
Postuar te Show-Biz. Komentet Mbyllur te >Orinda dhe Turi, Dashuria vazhdon?!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: