>Huliganët maqedonas paralajmërojnë djegjen e Kuranit

>

Disa huligane maqedonas nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë paralajmëruar për një protestë të re ditën e sotme në Kala, si hakmarrje për incidentit e javës së kaluar.
 
Të mbledhur nën frymën e urrejtjes ata kanë paralajmëruar se të shtunën do t`i masakrojnë shqiptarët dhe do ta djegin librin e shenjtë Kuranin.
 
Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska si dhe autoritetet e tjera kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos i përgjigjen apeleve për protesta të reja.

Ajo shtoi se në MPB nuk është nje paralajmëruar protestë sipas dispozitave se nuk kanë marrë njoftim për protestë ose se do të ketë tubim, por, siç tha, komunikimi që zhvillohet në rrjetet sociale, respektivisht debatet e grupeve të veçanta në Fejsbuk dhe rrjetet e tjera sociale janë indikator i mjaftueshëm që policia së bashku me njohuritë operative, që i ka nga terreni që të përgatitet për ngjarje, në të cilën do të mund të marrin pjesë një numër i madh njerëzish.

ZGJOHU! dhe disa organizata  te tjera partnere thanë se nuk planifikojnë protesta ose demonstrata këtë fundjavë dhe i ftuan të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë që mos të bëhen pjesë e manipulimeve dhe dezinformatave, por ta ruajnë qetësinë.
Advertisements
Postuar te RAJONI. Komentet te >Huliganët maqedonas paralajmërojnë djegjen e Kuranit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: