>Brooklyn: Seksin e dua më shumë se gjumin

>

Manekinia e bukur Brooklyn Decker e ka pranuar se si bashkëshorti i saj Andy Roddick e adhuron aktoren Jennifer Aniston, por ajo nuk e ka problem dhe
se i pëlqen kjo. “E adhuron Jennifer Aniston-in, Diane Lane dhe Faith Hill”, ka deklaruar Brooklyn, 23-vjeçe.

Kohë më parë kjo bukuroshe ka aktruar krahë për krahë me Anistonin dhe Nicole Kidman-in në filmin “Just Go with It”. Dhe nëse do të kishte mundësinë që të zgjidhte, ajo sërish do të përcaktohej për Jennifer-in për të punuar në ndonjë projekt të ri.

“E adhuroj si njërën, ashtu edhe tjetrën, por më duhet të them se më parë do ta zgjidhja Jennifer-in, sepse kemi kaluar shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit, ndërsa Nicole-n e kam takuar vetëm disa javë”, ka sqaruar supermodelja.

Seks në rend të parë

Mirëpo, Brooklyn insiston se nuk brengoset fare se Andy mund të zgjedhë ndonjë femër tjetër, pasi ajo nuk lejon që bashkëshorti i saj të jetë i mërzitur në shtrat. “Seksin e dua më shumë se gjumin.

Gjithmonë mundohem që bashkëshortit tim t’i ofroj momente të paharruara në shtrat, ndërsa gjumi mund të presë. Mundohem që mos ta lë burrin tim të mërzitet në shtrat dhe pastaj të mendojë për femra tjera. Mendoj se çdo grua, nëse dëshiron ta ruajë burrin vetëm për vete, duhet të bëjë çmos në shtrat, në mënyrë që i dashuri i saj të jetë i kënaqur.

Ky është qëllimi im kryesor dhe mendoj se deri më tani ia kam arritur qëllimit”, është shprehur biondja seksi, për të shtuar se gjithmonë mundohet të rri sa më shumë e zgjuar në dhomën e gjumit, ndërsa gjumin mund ta kompensojë edhe gjatë ditës./yp

Postuar te Fashion, Seks dhe Dashuri. Komentet Mbyllur te >Brooklyn: Seksin e dua më shumë se gjumin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: