>Alkena: Ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur

>

Një nga protagonistet më të shquara të këtij edicioni të reality show “Big Brother Albania”, padyshim ishte vajza nga Peja, përkatësisht e vetmja kosovare-shqiptare brenda shtëpisë, Alkena Dërvishaj. Kjo vajzë e sjellshme, komunikatave, e zgjuar, e përmbajtur dhe përplot sharmë, arriti që gjatë qëndrimit të saj në Big Brother të paraqet cilësitë origjinale dhe të mirëfillta të një vajze tipike shqiptare.
 Alkena Dërvishaj “me” apo pa të drejtë lëshoi shtëpinë e Big Brother Albania, duke lënë në gjysmë ”lojën” e cila u pëlqye nga audienca e gjërë, dhe absolutisht u cilësua si dalje e papritur nga gjithë ata që e shikuan me admirim, dhe e votuan gjatë gjithë kohës.

Alkena sot po shijon ditë të jashtëzakonshme, po përjeton befasitë e çdo ditshme nga të afërmit, shoqëria dhe fansat e shumtë, të cilët komentojnë qëndrimin e saj në Big Brother, ballafaqimin me banorët, dhe gjithçka tjetër çfarë favoritja e tyre arriti me shumë sukses të pasqyron përmes personalitetit dhe karakterit të saj të fortë.


Alkena Dërvishaj, të cilën ne po e quajmë realistja e Big Brother Albania, ekskluzivisht për Portalin Zhurnal, rrëfen shumëçka për mundësin e shkëlqyer dhe përvojën që ja ofroj ky reality show.

Zhurnal: Alkena mirë se erdhe në botën realë, pran familjes, miqve, dhe larg kamerave vëzhguese?

Alkena Dervishaj: Mirë se ju gjeta, larg kamerave të cilat më ishin bërë pjesë e jetës atje, por afër realitetit që nuk ndryshoi asnjëherë në mua as atje. 

Zhurnal: Alkena, për më tepër se dy muaj ishit pjesë e “Big Brother Albania”. Cilat janë favoret që ju solli të qenit pjesë e këtij realit show?

Alkena Dervishaj: Mendimet e mia u dëgjuan, bile edhe u pëlqyen e u kritikuan nga opinioni, ky është më shumë se favor, është pikërisht ajo që më duhej.

Zhurnal: Sa është e vështirë të përshkruhet me fjalë te qenit e izoluar dhe nën vëzhgimin e kamerave, për gjithë këtë periudhë?

Alkena Dervishaj: Nuk e quaj vështirësi, është një sfidë dhe matje që mund ti bësh vetës duke qenë e vëzhguar dhe e privuar nga privatësia, është shumë e bukur.

Zhurnal: Cilat ishte arsyeja e konkurrimit tuaj në Big Brother?

Alkena Dervishaj: Nga më të ndryshmet, doja që një personalitet si i imi të shpaloset dhe të konsumohet nga publiku, të vlerësohet apo edhe dënohet, është kureshtja që i shtynë të gjithë !

Zhurnal: A kishit strategji të caktuar para hyrjes në Big Brother, dhe sa u zbatua ajo në realitet?

Alkena Dervishaj: Jo, origjinaliteti im edhe u vu re nga masa, strategjitë e humbin personin që do ta tregosh, strategjitë larg asaj që jam, nuk ecin bashkë me parimet e mia…

Zhurnal: Sa gjete gjuhë të përbashkët me banorët, dhe në cilat aspekte dallonte personaliteti juaj nga ata?

Alkena Dervishaj: Gjeta gjuhë të përbashkët me shumicën, dallimi u vu re në disa pika dhe ato theksuan personalitetin tim dhe e ritheksojnë edhe tash pas daljes time.

Zhurnal: Një ndër qëllimet e juaja ishte, që në këtë edicion Kosova të ketë prezantim më dinjitoz. A mendoni se ja keni arritur qëllimit?

Alkena Dervishaj: Aty nuk prezantohen shtete, por individ, është e vërtetë që një individ mund të prekë shumë shtresa shoqërore dhe ata të bashkohen në mendime. Qëllimit ja arrita që të përfaqësoj veten ashtu si desha unë.

Zhurnal: Cili ishte çasti më i lumtur por edhe emocionues, dhe cili ai që ndoshta  ju ka bërë të ndiheni jo mirë dhe e mërzitur, gjatë qëndrimit në Big Brother Albania?

Alkena Dervishaj: Ishte surpriza që mu bë me aktorin e madh Enver Petrovcin dhe ndarja e poezisë, kjo më qoi deri tek lotët dhe gëzimi i papërshkrueshëm.

Zhurnal: Jeni shquar për nacionalizëm, përderisa si në show-në e së shtunës e poashtu nga komentues të ndryshëm është cilësuar se ky nacionalizëm ka qenë paksa i tepruar. Cili është komenti juaj në këtë aspekt?

Alkena Dervishaj: Jam shquar edhe për gjëra tjera, por qëndrimet e mia atdhetare morën jehonë më të madhe, jam e lumtur për këtë, asnjëherë nuk ishte i tepruar, ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur.

Zhurnal: A mund të thuhet se çështja e nacionalizmit, dhe e ashtuquajtur “kripa greke” ju kanë nxjerr para kohe nga “Big Brother”?

Alkena Dervishaj: Kripa është bërë klishe, ishte gjesti ai që kishte rëndësi, t’i bësh embargo një shteti që punon në dëm të shtetit tim nuk e besoj të më ketë larguar nga Big Brother, të paktën shpresoj që jo.

Zhurnal: Brenda shtëpisë keni zbuluar shumë gjëra të cilat më herët nuk i ka ditur as familja dhe më të afërmit tuaj. Si dhe pse i zbuluat ato?

Alkena Dervishaj: Asgjë nuk ka qenë e re për familjen ose për rrethin nga ajo që kanë pa në mua brenda shtëpisë së Big Brother.

Zhurnal: Keni zbuluar se keni të dashur. Sa ju ka përkrahur ai për të hyrë në Big Brother?

Alkena Dervishaj: Nuk kam te dashur ishte keqkuptim i mediave mbase.

Zhurnal: A e keni pritur daljen, tani, meqenëse publiku ka qenë i sigurt se ju do jeni pjesë e finales së madhe?

Alkena Dervishaj: Mjafton që një pjesë e publikut të jetë i kënaqur me mua dhe të më përkrahë duke më quajtur edhe finaliste apo fituese morale. Dalja është absolute për të gjithë… E mora si shumë normale.

Zhurnal: Si i cilëson tani banorët që kanë mbetur brenda, sa janë konkurrent të denjë?

Alkena Dervishaj: Besoj që ka një arsye apo një karakteristikë të mjaftueshme për të gjithë që janë aty dhe që pretendojnë drejt finales.

Zhurnal: Jeni cilësuar si vajzë inteligjente, e afërt me banorët dhe mjaft e përmbajtur. Sa e ke pasur të vështirë të ja dalësh me gjithë ato karaktere ku të gjithë pothuajse e kishit një mision?

Alkena Dervishaj: Ishte sfidë dhe desha me të gjitha forcat që të ja arrijë të jem e respektuar dhe nivelizuar lartë, nuk desha armiq dhe nuk besoj të kem krijuar.

Zhurnal: Sa mendoni do kesh shoqëri në të ardhmen me banorët, dhe kënd nga ata e ke më afër zemre?

Alkena Dervishaj: Me shumicën jam e bindur që do vazhdojë shoqëria dhe afrimiteti, më afër zemrës e kisha dhe e kam Neden e Almen.

Zhurnal: Cilat ishin komentet pas daljes suaj nga Big Brother?

Alkena Dervishaj: Me rëndësi është që kishte komente i bije që isha dëgjuar dhe shikuar… Një pjesë e madhe e tyre ishin në favor të asaj që kam kërkuar të krijoj.

Zhurnal: Përjetuat ndonjë befasi apo diçka ngjashëm nga të afërmit, shoqëria, apo edhe fansat tuaj pas daljes nga Big Brother Albania? 

Alkena Dervishaj: Akoma vazhdoj të befasohem çdo ditë nga puqja e personalitetit tim me një shumicë të konsiderueshme dhe ndarja e mendimeve të njëjta.

Zhurnal: Për çfarë u kishte marr malli masë shumti gjatë qëndrimit brenda shtëpisë?

Alkena Dervishaj: Për gjithçka, jashtë kisha lënë gjërat më të rëndësishme familjen, shoqërinë dhe shkollën.

Zhurnal: Tani si po ju duket kthimi në jetë normale?

Alkena Dervishaj: Nuk është kthim është vazhdim, edhe aty brenda isha më se normale dhe vazhdova ashtu deri në dalje dhe vazhdoj edhe tash.

Zhurnal: Cilat janë planet e Alkenës, sa mendoni ju ka hapur rrugë kjo sfidë?

Alkena Dervishaj: Big Brother besoj te ketë zbuluar personin tim në masë më të gjërë, kjo e ka bërë Alkenen më të pëlqyer ose jo pëlqyer.

Zhurnal: Alkena një porosi, apo diçka që keni për t’ju thënë publikut dhe gjithë atyre të cilët ju përkrahën dhe ju votuan pa u kursyer?

Alkena Dervishaj: Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer asnjëherë, faleminderit që u pajtuat me idetë e mia dhe i shpërblyet ato me votimin për qëndrimin tim në shtëpi.

Zhurnal: Alkena faleminderit për intervistën, shëndet dhe shumë suksese në planet tuaja?

Alkena Dervishaj: Ishte kënaqësi, faleminderit juve për interesimin./zhurnal

Advertisements
Postuar te Big Brother, Kulturë. Komentet te >Alkena: Ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: