>Për pavarësinë, tre të plagosur në Londër

>

Disa e festës së pavarësisë së Kosovës është shndërruar në tragjedi për disa të rinj në Londër. Nga përplasja mes dy grupeve rivale kanë mbetur të plagosur tre të rinj ndërsa rreth 19 persona të tjerë po merren në pyetje nga policia londineze. Identiteti ende nuk është bërë publik nga policia por besohet se ka edhe kosovarë.

Ngjarja ka ndodhur në Sheshin Trafalgar të Londrës. Sipas mediave angleze, ngjarje të tilla të gangsterëve ndodhin për të paktën tre vitet e fundit. Të plagosurit janë të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore./on

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet Mbyllur te >Për pavarësinë, tre të plagosur në Londër
Këtë e pëlqejnë %d blogues: