>Obama uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë

>

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar popullin e Kosovës për tre vjetorin e pavarësisë së vendit, duke shprehur besimin për vazhdimësinë e miqësisë në mes dy vendeve.
“I bashkohem të gjithë amerikanëve duke ju shprehur urimet më të mira të gjithë atyre që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo një kohë për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësi dhe për të shikuar drejt një të ardhme më të sigurt dhe më të begatshme për të gjithë qytetarët e Kosovës,” thotë në deklaratën e tij presidenti Obama.
Presidenti amerikan në këtë deklaratë ju drejtohet edhe kosovarëve në Amerikë, duke ju thënë që të krenohen me vendin e tyre.
“Në Amerikë, ata që kanë rrënjët dhe familjen në Kosovë, mund të jenë krenarë me përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë vendi në tri vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia në mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve të ardhshme,” thuhet në deklaratë-urimin e presidentit amerikan në tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës./kn

Advertisements
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Obama uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: