>Ne vitin 2045 arrihet pavdekshmeria?

>

Në vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë, ai fitoi 200 dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte një pajisje e mbuluar, e cila u quajt “kompiuter” prej krijuesit.


Ajo që në vitin 1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet. I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës “Time”, e cila pretendon se pas 35 vitesh përafërsisht, njeriu do të jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompiuterat, të cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt, për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi. Duke u bazuar tek artikulli fantastiko shkencor i Time, avancimi i vazhdueshëm i kompiutrave do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit të ndryshojë tërësisht.


Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë. Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i manipulueshëm prej kompiutrave në mesin e vitit 2020. Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor, mund të shërohen apo vetshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të thotë se duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca natyrore, për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në një fushë të caktuar.


Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi gjenetik i njeriut. Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për të bërë njeriun të pavdekshëm nga shkaqet natyrore./toplajm

Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Ne vitin 2045 arrihet pavdekshmeria?
Këtë e pëlqejnë %d blogues: