>SLS, padi kundër Rada Trajkoviqit

>

Partia Liberale Serbe (SLS) ka vendosur të ngrejë një padi kundër zonjës Rada Trajkoviq për, siç thuhet, shpifje dhe akuza kundër SLS-së. 

Në një komunikatë për shtyp, Dalibor Jevtiq, drejtor ekzekutiv i kësaj partie, citohet të ketë thënë se edhe pas fushatës zgjedhore, zonja Trajkoviq ka vazhduar ta akuzojë SLS-në. 

Trajkoviq, e cila është bartëse e Listës Unike Serbe (JSL), nuk e ka komentuar padinë e mundshme.

Derisa SLS ka pranuar të bëhet pjesë e Qeverisë Thaçi, Rada Trajkoviq me një deputetë, që fituan vende në Parlamentin e Kosovës, ka preferuar të mbetet në opozitë./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >SLS, padi kundër Rada Trajkoviqit
Këtë e pëlqejnë %d blogues: