>Sabri Hamiti merr cmimin "Azem Shkreli"

>

Në një ceremoni solemne, e cila u mbajt në ambientet e Ministrisë për Kulturë ,Rini e Sport, në prani të shkrimtarëve, publicistëve dhe mediave të shkruara e elektronike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëri ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe të çmimeve letrare vjetore. 


Në këtë ceremoni solemne  Zëvendësministri, z..Gani Elshani dhe z.Sami Piraj, Drejtor I Departamentit të Kulturës  e bënë ndarjen e çmimeve letrare, me të cilat, në bazë të vendimit të jurisë profesionale, u nderuan: Akademik Sabri Hamiti me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”,  Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010, në prozë iu dha Ardian Haxhajt, për romanin “Kujtimet e një çifuti’’; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi iu dha Ndue Ukajt, për veprën “Godo nuk vjen”; Çmimi letrar  për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë iu dha Anton Berishajt, për studimin “Letërsia per-formative”; Çmimi letrar për librin më të mirët vitit 2010 për vepër të përkthyer iu dha Avdi Visokës, për veprën “Njeriu i revoltuar”, nga Albert Kamy, i përkthyer nga gjuha frënge.

Gjatë këtij akti solemn, Zëvendësministri, Z.Gani Elshani mbajti një fjalë rasti në të cilën tha se organizimi i kësaj ceremonie është edhe një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit institucional të MKRS-së për mbështetjen, stimulimin dhe promovimin e vlerave të letërsisë. Më tutje, Zëvendësministri Elshani i përgëzoi laureatët e çmimeve letrare për vitin 2010, duke theksuar se MKRS do të vazhdojë ta mbështesë krijimtarinë letrare jo vetëm përmes këtyre çmimeve, por edhe përmes botimit dhe promovimit të saj.

Në emër të laureatëve të shpërblyer, foli  Akademik Sabri Hamiti, i cili pasi e falënderoi MKRS-në dhe jurinë profesionale për ndarjen e këtyre çmimeve letrare tha Jam i nderuar me mirënjohjen e lartë që I bëhet veprës sime letrare dyzetvjeçare. Falënderoj kolegët e Fakultetit të Filologjisë që më kanë propozuar për këtë mirënjohje. Po ashtu falënderoj jurinë e shkrimtarëve që kanë propozuar këtë vlerësim të lartë për veprën time letrare. Jam I gëzuar në mesin e shkrimtarëve:Anton Berishaj,Ardian Haxhaj, Avdi Visoka e Ndue Ukaj, të vlerësuar për veprat e botuara mbrenda një viti:të gjithë këta kolegë të rinj apo studentë të mi dikur.

Mirënjohja “Azem Shkreli” më lidh me klasiken moderne të letërsisë shqipe, të cilën Azem Shkreli e krijon me gjuhë,stil e tematika autentike në vepra të formave të ndryshme si : Karvani I bardhë”(roman), “Sytë e Evës”(tregime),” Nga bibla e heshtjes”(poezi) e “Varri I qyqes” (dramë).
Duke e njohur Azem Shkrelin si shkrimtar e njeri, dëshmoj dhe ngulmoj që ai shkruante, një cilësi që e kanë tepër pak njerëz e krijues. Vlera e veprave të tij rritet përherë, dhe kjo nuk ju ndodh shpesh poetëve. Azemi e idealizonte krijimin, për të thënë: të shkruhet sikur të vdiset. Ky malësor me rebelim të matur, nuk fshehte një krenari për origjinën, duke parë aty urtinë,meditimin, moralitetin e fjalës vendëse. Edhe atëherë kur shkroi “Dhjatën e re” .
Advertisements
Postuar te Kulturë. Komentet te >Sabri Hamiti merr cmimin "Azem Shkreli" Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: