>E enjtja dhe e premtja pushim për nxënësit

>

Me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në largim, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim që dita e enjte, 17 shkurt, dhe e premte, 18 shkurt, të jenë ditë pushimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Ndërkaq, ora e parë e mësimit, ditën e mërkurë, 16 shkurt 2011 duhet t’i kushtohet shpalljes së pavarësisë dhe përpjekjeve shekullore të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj, uron të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi

Postuar te Arsim, KOSOVË. Komentet Mbyllur te >E enjtja dhe e premtja pushim për nxënësit
Këtë e pëlqejnë %d blogues: