>Ahmet Isufi, kandidat për president?

>

Behgjet Pacolli nuk pritet të jetë kandidati i vetëm për president të Kosovës. Në garë për këtë post ka gjasa të hyjë edhe një anëtar i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.
“Klan Kosova” merr vesh nga burimet brenda kësaj partie, që folën me kushte anonimiteti, se nënkryetari i saj, Ahmet Isufi mund të jetë i propozuar tjetër për postin e presidentit të vendit.

Aktualisht kjo ide po shqyrtohet ndërmjet zyrtarëve të lartë të partisë, por ende nuk ka kurrgjë zyrtare në forumet e AAK-së. Gjërat pritet të sqarohen më tepër gjatë ditëve në vijim./indeksonline
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >Ahmet Isufi, kandidat për president?
Këtë e pëlqejnë %d blogues: