>Thyhet rekordi për puthjen më të gjatë

>

Shtatë çifte në Tajlandë kanë thyer rekordin e Guinnessit për puthjen më të gjatë. 
Për nder të Shën Valentinit është organizuar gara, synimi i

së cilës ishte thyerja e rekordit të tanishëm, që mbahej nga Kristina Reinhart dhe Nikola Matoviq nga Gjermania. Të dy ishin puthur në vazhdimësi për 32 orë, 7 minuta dhe 14 sekonda. 
“Gara akoma po vazhdon, pasi vetëm një çift mund të mbajë titullin për puthjen më të gjatë. Nuk e dimë se sa do të zgjasë e gjithë kjo, por parashikohet që fituesit do të puthen edhe të paktën 12 orë”, ka thënë organizatori i kësaj gare. 
Gara vazhdon edhe pas 33 orëve, transmetojnë agjencitë. 
Rregullat e Guinnessit për thyerjen e këtij rekordi janë shumë të ashpra. Çiftet gjatë gjithë kohës duhet të prekin buzët, madje edhe kur hanë, pinë apo shkojnë në WC. Çifti fitues do të fitojë unazë diamanti dhe shpërblim në të holla./kn

Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri. Komentet te >Thyhet rekordi për puthjen më të gjatë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: