>Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Lady Gaga-n

>

Kohë më parë doli në shitje biografia e parë për Lady Gaga-n, me titullin “Poker Face: The Rise and Rise of Lady Gaga” të autores Maurenn Callhan, e cila që në ditët e para shkaktoi interesim të madh, duke marrë parasysh që në libër zbulohen shumë gënjeshtra dhe trillime, të cilat këngëtarja i kishte plasuar për veten, dhe këtë vetëm që të fitojë popullaritet.

Babai është fajtor për të gjitha

Gazetarja nga Nju-Jorku, Maureen Callahan, e cila ka qenë e nominuar për çmimin “Pulitzer”, e bazon tregimin për Lady Gaga-n në bisedat me njerëzit e afërt të këngëtares, miqtë, bashkëpunëtorët, të punësuarit, rivalët, etj. Edhe pse praktikisht e ndërtoi karrierën mbi deklaratat se ka nisur nga zeroja, si autsajder, fakt është që për ekspres suksesin e saj ia ka borxh babait, Joseph Germanotta-s. Nëpërmjet të njohurve të tij, ajo arriti të takohet me producentët më të njohur, dhe me përfaqësuesit e shtëpive më të mëdha muzikore. Babai ia gjeti mësuesin e shkëlqyeshëm të këndimit, Don Lorens-in, i cili punoi me Christina Aguilera-n dhe Bono Vox-in. Gaga nuk e harroi këtë, dhe me të bëri marrëveshje, që është precedent në botën e shoubizit, ajo e ndan fitimin për gjysmë me të.

Qenia më e vetmuar

Sado që suksesi i saj shkakton zili te konkurrentët, muzikantët e rinj dhe ata të vjetër, autorja e biografisë për Gaga-n pohon se ajo është qenia më e vetmuar në planetin tonë. Marrë parasysh që nuk ka bukurinë klasike e cila është e nevojshme për arritjen e gjërave të mëdha në shoubiznes, Lady Gaga këtë e arriti me bërjen e gjërave të çuditshme, si në veshje ashtu edhe sjellje. Ajo frikësohet shumë nga vetmia, kështu që gjithmonë e ka afër vetes dikë që t’i bëjë shoqëri. Përndryshe, shokët e saj të shkollës pohojnë se ajo ka qenë nxënëse si gjithë të tjerët, përkundër që tani është femër e ‘komplikuar’ dhe ‘e frikësuar’. Ata mendojnë që ajo e ka gjetur mënyrën e shkëlqyeshme që t’i afrohet numrit të madh të njerëzve të rinj dhe të pasigurt, që në radhë të parë janë adoleshentët, të cilët i besojnë të gjitha fjalëve që i thotë ajo.

Dashuria ndaj “gay-ve”, gënjeshtër

Autorja e kësaj biografie, pohon se dashuria e Lady Gaga-s ndaj numrit të madh të adhuruesve “gay”, është e rrejshme aq sa edhe qerpikët e saj. Megjithatë, ajo konsideron se Gaga-n duhet uruar për çdo rast, për paraqitjen dhe tregimet interesante për jetën e saj./yp

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Lady Gaga-n Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: