>Kurt Volker: Nevojitet një "hetim ekstern" për raportin e Martyt

>

Qeveria e Kosovës që do të formohet pas zgjedhjeve, për të cilën nevojitet kohë, duhet të përballet me të gjitha problemet, thotë drejtori ekzekutiv dhe funksionari i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin John Hopkins, Kurt Volker. 

Sipas tij, do të nevojitet mjaft kohë që të bëhen lëvizje të rëndësishme përpara. Ai është i mendimit se do të ishte në interesin edhe të vetë Beogradit që në Kosovë formohet një qeveri e cila do të ishte “aftë dhe e gatshme” që të krijojë një klimë për dialog e cila, dhe me gjithë dallimet, do të krijonte një hapësirë për përgjigje për një sërë çështjesh praktike të rëndësishme për të dyja palët. 

“Shpresoj që një qeveri të tillë në Kosovë do ta kemi”, theksoi Volker në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (në serbisht). Sa i përket pohimeve në raportin e Dick Martyt për krime dhe trafikim me organe njerëzore, Volker thotë se ky nuk është një problem i vogël. Por, sipas tij, nuk mund të dihen faktet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur sepse këtë vetëm “hetimet duhet ta konstatojnë”. 



Ai thotë se nevojitet një “hetim ekstern”, i cili më së miri do të ishte të zbatohet në kontekstin e BE-së. “Disa hetime të mëhershme që i ka bërë Marty nuk kanë qenë gjithmonë bindëse”, si në rastin e hetimeve që i ka bërë për burgjet sekrete amerikane në Evropë, si dhe për burgjet në Guantanamo, të cilat “nuk janë hetuar ose dëshmuar në mënyrën më solide”, tha Volker. 


Prandaj, Volker do të donte që hetimet për krimet në Kosovë t’ia linte organeve zyrtare të Bashkimit Evropian sesa Këshillit të Evropës./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet Mbyllur te >Kurt Volker: Nevojitet një "hetim ekstern" për raportin e Martyt
Këtë e pëlqejnë %d blogues: