>Eksperimentohet ‘ecja në Mars’

>

Pas tetë muaj qëndrimi në izolim, një grup i gjashtë kërkuesve ndërkombëtarë, në kuadër të një misioni të stimuluar, po përgatiten të ecin në
sipërfaqen e imituar të Planetit të Kuq. 

Qëllimi i misionit që do të zgjatë 520 ditë, është që të testohet reagimi i njeriut ndaj udhëtimit të gjatë në Mars. 

Vullnetarët, tre rusë, një francez, një italian dhe një kinez, prej qershorit qëndruan të mbyllur në një anije kozmike të stimuluar në qendrën kërkimore në Moskë. 

Sot, tre prej tyre do t’i ngulin flamujt kombëtarë të Rusisë, Kinës dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës në sipërfaqen e simuluar të Marsit./bw

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Eksperimentohet ‘ecja në Mars’ Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: