>Cuntryman kërkon qeveri të pastër dhe të aftë

>

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman ka përsëritur në Prishtinë qëndrimin e administratës amerikane  për krijimin sa më
të shpejtë të një qeverie të pastër dhe të qëndrueshme në Kosovë. 
 “SHBA-ja pret që qeveria e re të jetë e pastër, kredibile dhe e aftë ta udhëheqë shtetin e ri në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të tij”, ka thënë Countryman. 
Zyrtari i lartë amerikan pas takimi me kryeministrin në dorëheqje, Hashim Thaçin, ka thënë se funksionimi i Kosovës si shtet nuk varet nga asnjë proces tjetër, pos nga ajo se si do të punojnë qeveria dhe institucionet e Kosovës. 
Sa i përket procesit të formimit të institucioneve, Countryman ka thënë se nuk ka biseduar me Thaçin për emrat që do ta përbejnë Qeverinë e re. Countryman nuk ka dashur të komentojë kalkulimet politike që po bëhen dhe as mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet president. 
Edhe kryeministri është zotuar se qeveria e ardhshme do ta ketë prioritet shtetin e Kosovës mbi interesat partiake, grupore dhe individuale. Ai ka thënë se dialogu me Serbinë nuk përcakton zhvillimin dhe as njohjet për Kosovën, dhe se një gjë e tillë varet nga zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike në Kosovë./kn

Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Cuntryman kërkon qeveri të pastër dhe të aftë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: