>Lideri çeçen thotë se i ka urdhëruar sulmet në Moskë

>

Lideri kryengritës islamist çeçen, Doku Umarov, tha se ai i ka urdhëruar sulmet vetëvrasëse me bombë, nga të cilat u vranë 36 vetë në aeroportin moskovit, Domodedove, muajin e kaluar.
Duke folur në një video, që u publikua nga faqja islamike në Internet, Kavkazcenter, Umarov tha se do të ketë sulme të tjera të ngjashme në kërkesën për një shtet të pavarur mysliman, të qeverisur nga e drejta e Sheriatit, në rajonin e Kaukazit të Rusisë, ku do të përfshiheshin Çeçenia, Dagestani dhe territoret e afërta.

Duket se ky incizim u bë në ditën e sulmit, më 24 janar, në aeroportin e Moskës, Domodedovo./rel

Postuar te Bota. Komentet Mbyllur te >Lideri çeçen thotë se i ka urdhëruar sulmet në Moskë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: