>Pacolli, iniciativë për evakuimin e shtetasve kosovar në Egjipt

>

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se ka ndërmarre një iniciativë që nga dita e sotme për evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime apo veprimtari të ndryshme.

“Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijne nesër në Kosove.

Ndersa evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me dt.04.02.2011 deri në pasditën e dt. 05.02.2011”, thuhet në njoftimin e Pacollit.

Z.Behgjet Pacolli thotë se i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës, që ndodhen në Egjipt.

“Te gjithe familjarët në Kosovë të cilët posedojnë ndonjë shenjë për ekzistimin e familjarëve të tyre që ndodhen në Egjipt dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, te lajmerohern në këto kontakte: 038/224-021 dhe 038/243-877, rejhanv@gmail.com.Evakuimi është duke u bërë në mënyrë të organizuar dhe për çdo informatë shtesë ju lutem kontaktoni në kontaktet e sipërshënuara”, thuhet në fund të njoftimit. (INA)

Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet Mbyllur te >Pacolli, iniciativë për evakuimin e shtetasve kosovar në Egjipt
Këtë e pëlqejnë %d blogues: