>Muaj mjalti me vjehrrën

>

Marianna C., një estetiste nga Napoli, është befasuar kur ka parë në aeroport së bashku me bashkëshortin e saj (me të cilin ishte martuar para dy ditësh) edhe… vjehrrën!!!

Në atë moment ajo kuptoi se në muajin e mjaltit në Paris nuk do ishte vetëm me Stefanon e saj.

Ankesave të bashkëshortes burri iu përgjigj se nuk mund të linte dot vetëm mamanë e tij që kishte një javë e sëmurë.

Pas muajit “të tmerrshëm” të mjaltit, Marianna u detyrua të kalonte edhe Krishtlindjet me vjehrrën, që me sa duke vazhdonte e sëmurë (?) dhe kishte nevojë për përkujdesje dhe vëmendje.

Duke parë situatën, Marianna kontaktoi një avokat dhe kërkoi divorc. Arsyeja zyrtare e kërkesës për ndarje është “lidhja e tepruar e bashkëshortit me nënën e tij gjë që bën të pamundur një lidhje normale martesore”./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet Mbyllur te >Muaj mjalti me vjehrrën
Këtë e pëlqejnë %d blogues: