>Martins huazohet te Birminghami

>

Sulmuesi i Përfaqësueses së Nigerisë, Obafemi Martins, deri në fund të këtij edicioni do të luajë në Premier League te
skuadra e Birmingham Cityt, shkruajnë të hënën mediumet e huaja. Martins 26-vjeçar është huazuar te Birminghami për gjashtë muaj nga skuadra ruse Rubin Kazan. Krerët e Birminghamit kanë mundësinë e blerjes së Martinsit në fund të këtij edicioni nëse tregohet i suksesshëm. “Është sulmuesi që e kemi kërkuar, pasi luan me të dyja këmbët dhe do të jetë përforcim me të cilin do të kënaqen tifozët”, ka thënë trajneri i Birminghamit, Alex McLeish./kn

Postuar te SPORT. Komentet Mbyllur te >Martins huazohet te Birminghami
Këtë e pëlqejnë %d blogues: