>Chelsea forcohet me Luizin

>

Mbrojtësi i Benficas, braziliani David Luiz, është transferuar te skuadra angleze Chelsea, njoftojnë të
hënën mediumet angleze. Skuadra londineze për shërbimet e Luizit ka paguar një dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh. Luiz 23-vjeçar me Chelsean është pajtuar të firmosë kontratë deri në qershorin e vitit 2015. Ai deri më tani ka shënuar katër gola për Benfican në 70 paraqitje dhe gjithashtu është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit./kn

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Chelsea forcohet me Luizin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: