>23 mijë euro grabiten nga një bankë në Shkup

>

Në lagjen Karposh të Shkupit është grabitur filiali i “Stopanska Banka-Banka Ekonomike”, me ç`rast janë grabitur 23 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur
dje në qendrën tregtare “Alumina” në këtë lagje të Shkupit derisa po përfundonte orari i punës së kësaj banke. Policia bëri të ditur se një person i panjohur dhe i armatosur ka hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e një pistolete ka arritur që ti tërheq paratë nga punonjësit e bankës.

MPB sot bëri të ditur për këtë grabitje të radhës të bankës, duke konfirmuar se ka nisur hetimet për gjetjen e autorit të grabitjes./ina

Postuar te RAJONI. Komentet Mbyllur te >23 mijë euro grabiten nga një bankë në Shkup
Këtë e pëlqejnë %d blogues: