>
Cute Babulja është një projekt muzikal i udhëhequr nga Genc Salihu dhe Enes Bajramliqi të cilët finalizuan albumin e tyre të parë të titulluar “Dukat Mongi”. Video klipi i tyre i parë “Kolateralisht” ka fituar çmimin kryesorë në “Video Fest” edicionin e vitit 2004.
Shtatë vite pas publikimit të projektit Cute Babulja, kantautori Genc Salihu, rikthehet me këngën ‘‘Rrugëve’’. Ky komponim është pjesë e albumit në përgaditje ‘‘Kangë e Venë’’ i cili do të dalë në treg në fillim të qershorit 2011. Prodhimi i këtij projekti muzikor u mbështet nga dit’ e nat’./toplajm
![]() |
Sekuenc nga video klipi i këngës “Rrugëve” |
Advertisements