>Shtëpia e re e Mark Zuckerberg-ut në Kaliforni

>

Në faqen e Facebook-ut, Marku, miliarderi 26 vjeçar ka shënuara interesat e tij personale si “Sinqeriteti, Gjëra që i ndihmojnë njerëzit të lidhen dhe të ndajnë atë që është e rëndësishme për ta, Revolucionet, Rrjedhjen e informacionit etj”. 

Nuk e dimë nëse këto parime jetësore ishin ato që në mënyrë indirekte e çuan atë drejt kësaj shtëpi të re me
pesë dhoma gjumi dhe rreth 350 metra katror e vendosur në lagjen Palo Alto, Kaliforni, SHBA. 


Gjëja intriguese është fakti se kjo shtëpi është e huazuar me qira dhe se duket mjaft modeste në krahasim me pallate e të famshmve tjerë. Drejtori gjeneral Mark Zuckerberg aktualisht jeton shumë afër zyreve kryesore të kompanisë së tijë multi milionshe Facebook ku shpenzon rreth 16 orë në ditë duke u siguruar që nevojat tona të rrjetit janë plotësuar – thotë ai.

Dhe po, vetura e zezë Acura e parkuar para shtëpisë i përket Markut. 


Lexues kurioz, jemi të sigurt se të paktën disa nga ju keni pyetur veten, a thua si duket shtëpia e krijuesit të rrjetit më të madhë në botë. Jeni të impresionuar?/toplajm

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Shtëpia e re e Mark Zuckerberg-ut në Kaliforni Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: