>HTC do të jetë prodhuesi i Facebook "Smart Phone"?

>

Për një kohë të gjatë flitej se rrjeti social, Facebook.com po angazhohej për të prodhuar telefonin e vet origjinal, të cilin do ta quante – Facebook Phone.


Mirëpo, më pas ajo që bëri Facebook ishte vetëm paralajmërimi i aplikacioneve të freskuara për sistemet më të famshme operative të cilat sot përdoren në “Smart Phones” (telefonat e mençur mobil).



Si duket, thashethemet për telefonin e Facebook-ut kanë filluar përsëri, dhe kësaj radhe thuhet se HTC do të jetë prodhuesi i Facebook Phone.


Për më shumë, thuhet se prodhuesi më i famshëm HTC që si bazë ka sistemin operativ Android do të lansojë “Facebook Phone” gjatë Kongresit Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë gjatë fillimit të muajit shkurt 2011.


Pritet që “smart phone” i Facebook-ut të paraqitet në treg me ngjyrat dhe simbolet tjera që e karakterizojnë këtë rrjet social, ndërsa gjithashtu pritet që ky telefon të bazohet në një version të personalizuar të sistemit operativ Android, i cili do të ofrojë integrim të plotë me rrjetin social dhe shërbimet kryesore që i njëjti i ofron për afro 600 milionë përdorues në mbarë botën.


Megjithatë, kjo mbetet vetëm një thashetheme e momentit, sepse ende nuk dihet nëse në planet e HTC’së ekziston një “Smart Phone” i quajtur Facebook Phone, ndërsa edhe drejtori i Facebook-ut, Mark Zuckerberg kishte mohuar se kanë ndonjë plan të tillë.

Postuar te Teknologji. Komentet Mbyllur te >HTC do të jetë prodhuesi i Facebook "Smart Phone"?
Këtë e pëlqejnë %d blogues: