>"Fakte për Avdullah Hasanin" – shkruan në Facebook!

>

Avdullah Hasani

Si duket verizioni i vjetër i artistit Chuck Norris, i artistit tonë Halil Budakova dhe së fundmi “Foret me Hashimin” në lidhje me faktet qesharake, për dikë nuk mjaftojnë. Ata kanë vendosur ta fusin në këtë listë edhe KPRK Avdullah Hasanin.


“Avdullah Hasani, aka Kupa Junior, eshte figura me e re ne ‘politiken’ Kosovare. Ai, ne asnje menyre nuk e leshon postin e Kryetarit te Parlamentit Rinor te Kosoves.
Thuhet, se se bashku me truprojen, asistenten dhe shoferin e tij, do ti dalin fer Chuck Norrisit dhe Halil Budakoves se bashku. Avdullahi eshte i yni. Edhe ai eshte Kosove” – shkruan mesazhi i vendosur në faqen e sapo-hapur në Facebook e titulluar “Fakte për Avdullah Hasanin



27 janar 2011 – Ka disa muaj që Avdullah Hasani nga Shtimja është rikthyer në faqet e gazetave dhe edicionet e lajmeve. I riu që sillet rrugëve me veturë zyrtare e truprojë, dhe që ka zyrën afër asaj të Jakup Krasniqit, nuk po heq dorë nga kryetarllëku i të rinjve të Kosovës. Anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, në disa mbledhje e kanë shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit të parave, ndërsa ai nuk largohet se nuk largohet.


Kulmi ndodhi të mërkurën, kur në një mbledhje të kuvendit, plasën akuzat e ndërakuzat mes të rinjve. Madje në sytë e mysafirëve ndërkombëtarë dhe ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Islam Lauka. Pasi mbledhja dështoi, Lauka u shpreh i zhgënjyer me sjelljet e të rinjve. “Më zhgënjyen shumë. Nuk prisja që këta të rinj të bëhen një kopje e keqe e politikanëve të rritur” tha Llauka.


Avdullah Hasani i njohur edhe si Kupa Junior, është kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës. Ky institucion financohet me para të buxhetit, ndërsa ai përdor veturë zyrtare dhe ka shofer personal. Para dy vitesh, Hasani kishte njoftuar mediat se qe takuar me presidentin amerikan, Barack Obama. Fotografia e lëshuar prej tij i vuri në lajthitje mediat, që e publikuan lajmin, por më pas rezultoi të jetë një fotomontazh.

Postuar te KOSOVË, Kuriozitet, POLITIKË. Komentet Mbyllur te >"Fakte për Avdullah Hasanin" – shkruan në Facebook!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: