>Edhe me sy mund të dëgjojmë!

>

Prof. Hugo Fastl, pedagog në Universitetin Teknik të Münihut, në përfundim të studimeve të bëra pohoi se “sytë ashtu si veshët ndikohen nga zhurmat dhe mund të dëgjojnë”.

Duke theksuar se sytë luajnë një rol të rëndësishëm në perceptimin e zërit, Prof. Fastl në një eksperiment të realizuar me nxënësit e tij, arriti të provonte se sytë perceptonin më pak  zhurmën e trenit me ngjyrë të gjelbërt dhe atij me ngjyrë të bardhë.


Më pas Fastl ka zhvilluar të njëjtin eksperiment por kësaj radhe i ka ballafaquar nxënësit me një tren me ngjyrë të kuqe të theksuar dhe arriti në përfundimin se nxënësit dëgjonin më mirë zhurmën e këtij treni.


“Sipas rezultateve të marra nga eksperimentet e realizuara, ekziston një lidhje e rëndësishme në mes të shikuarit dhe frekuencës së zërit”, u shpreh  Prof. Hugo Fastl./gs

Advertisements
Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Edhe me sy mund të dëgjojmë! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: