>"Thehet" faqja zyrtare e tifozëve të Mark Zuckerberg në Facebook!

>

Si duket faqja zyrtare e tifozëve në Facebok e Mark Zuckerberg-ut është “thyer” nga hakerët ku këta të fundit kan postuar mesazhin duke bërë thirrje për ta shëndruar kompanin Facebook në “biznes social” – raporton Washington Post


Mesazhi i postuar është larguar nga rrjeti së bashku me faqen me shpejtësi nga administratorët por shpejtësia nuk ka qenë e mjaftueshme pasi qe ka mbledhur 438 komente dhe 1803 “Like” gjatë këtij procesi. Mos të harrojmë se ky mesazh është përcjellur tek 2.8 milion përodues/tifoz.

Mesazhi tha: “Le të filloj “hakimi”: Nëse Facebook ka nevojë për para, atëherë pse mos tu mundësoj përdoruesve të investojnë në këtë kompani përmes mënyrës sociale në vend që të kërkojmë nga bankat?  Pse të mos shëndrohet Facebook në një “biznes social” ashtu sikur e ka përshkruar edhe Nobelisti Muhammad Yunus? Çfarë mendoni ju#hackercup2011“. – përfundon mesazhi.



Zyrtarët e kompanisë Facebook nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë incident por pyetja është nëse faqja zyrtare e tifozëve në Facebook e Mark Zuckerberg-ut është “thyer” dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem të madhë për shefin ekzekutiv të kësaj kompanie (më saktësisht për ekipin e marrëdhënieve publike që e administrojnë këtë faqe) dhe nëse ata nuk mund të mbajnë faqen e tyre zyrtare të sigurt nga sulmet e “hakerëve”, atëherë kush mundet?!… /toplajm

Postuar te Kuriozitet, Teknologji. Komentet Mbyllur te >"Thehet" faqja zyrtare e tifozëve të Mark Zuckerberg në Facebook!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: