>Haliti pa Thaçin n’SHBA, në Lutjet e Mëngjesit

>

Disa ditë pasi The Guardian raportoi se bazuar në dokumentet e intelegjencës amerikane të KFOR-it, Xhavit Haliti, është i

ndërlidhur me shumë krime, Haliti, udhëton drejt SHBA-së. Madje do të marr pjesë në njërën prej ngjarjeve tradicionale ku është i pranishëm edhe presidenti amerikan, Barack Obama, “Lutjet e Mëngjesit”.

Portali Indeksonline.net nga burime të besueshme në Washington, ka mësuar se ftesën e kanë marrë tashmë disa figura politike dhe jo politike, përfshirë drejtuesin e lartë të PDK-së, Xhavit Haliti, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, ministrin e Ekonomisë, Ahmet Shala, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe kryetarin e SLS-së, Slobodan Petrovic.
Dilemë mbetet ftesa për kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi. Njeriut që i duhet rehabilitimi politik, i ka ardhur ftesa sipas zëëdhënësit të qeverisë, Memli Krasniqi. Megjithatë ai i ka thënë portalit Indeksonline se pavarësisht ftesës mbetet në dyshim udhëtimi i tij për shkak të angazhimeve në Kosvoë.
“Kryeministri ka marr ftesë nga SHBA-ja për të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, mirëpo udhëtimi i tij ëshë në dyshim për shkak se në atë kohë, përfundon procesi i zgjedhjeve dhe fillon konstituimi i institucioneve të reja, dhe ka gjasë që të mos udhëtoj në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Krasniqi.
“Lutjet e Mëngjesit” është njëra prej ngjarjeve tradicionale amerikane, ku në organizim nuk është e përfshirë drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë, por presidenti amerikan është aty ti takoj personalitetet botërore. Në këto takime, është përfaqësuar edhe Kosova. Ndër mysafirët e parë ka qenë ish presidenti, Ibrahim Rugova. /indeksonline/
Postuar te KOSOVË. Komentet Mbyllur te >Haliti pa Thaçin n’SHBA, në Lutjet e Mëngjesit
Këtë e pëlqejnë %d blogues: