>Ferizaj: Nxënësi i armatosur në mësim

>

E.D.(17), nxënës i shkollës ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj i armatosur ka shkuar në shkollë me ditë të tëra. Mirëpo, veprimin e tij dikush e ka
denoncuar në polici dhe hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, menjëherë ka vepruar.
“Në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle dhe kujdestarin e klasës kemi kontaktuar me të dyshuarin  E.D., 17 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë të cilën nuk e kishte me vete dhe se atë  e ka lënë në një shtëpi të pa banuar në rrugën “Ramadan Rexhepi'”, ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës rajonal i PK-së.
Pastaj i dyshuari në prezencë të punëtorit të Qendrës për punë sociale, ka bashkëpunuar lidhur me lokacionin e  ndodhjes së armës dhe me atë rast është konfiskuar arma e llojit “EKOL Tuna” me një karikator dhe një fishek të kalibrit 6,35 mm.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Qarkut në Prishtinë i dyshuari është liruar, kurse rasti është  proceduar në procedurë të rregullt./koha

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Ferizaj: Nxënësi i armatosur në mësim Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: