>Si ta “rinoni” dhe forconi trupin

>


Truri

Edhe truri me kalimin e viteve plaket, dhe atë shumë më shpejt se sa mendojnë shumica. Si ta riktheni në formë? Hulumtimet tregojnë që ushtrimet aerobike mund të ndihmojnë në

funksionimin më të mirë të trurit. Në fakt, këto ushtrime forcojnë rrjedhën e oksigjenit në tru i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal. Ekspertët rekomandojnë së paku 30 minuta ushtrime aerobike në ditë për tru të shëndoshë dhe funksional.

Lëkura

Shenjat e plakjes së pari vërehen në lëkurë. Nëse ky organ dëshiron të rinohet, së pari duhet dukshëm të kufizoni ekspozimin në diell. Në fakt, dielli e dëmton lëkurën, ndërsa pasojat mund të paraqiten edhe disa vjet më vonë. Është shumë e rëndësishme që edhe mos të pini duhan, pasi që nikotina është dëshmuar se përshpejton plakjen e lëkurës.

Muskujt

Muskujt me kalimin e viteve po ashtu e humbin fuqinë. Ushtrimet e rregullta janë më shumë se sa të dëshiruara, por nëse për ndonjë arsye këtë nuk e bëni, rinoni muskujt me ndihmën e këtyre ushtrimeve të thjeshta: çdo ditë ushtroni baraspeshën, qëndroni në një këmbë sa të mundeni. Ndërroni, herë të majtën e herë të djathtën. Kjo i forcon muskujt dhe rrit stabilitetin, pohojnë ekspertët.

Sytë

Duke u plakur, shikimi bëhet më i dobët. Kjo ndodh për shkak të ndikimeve të shumta të jashtme, kështu që syri e humb fleksibilitetin dhe vjen deri tek dëmtimi i të pamurit. Shikimin asgjë nuk mund ta rikthejë, por këtë mund ta parandaloni dhe, sipas këshillave të ekspertëve, ndaloni së piri duhan dhe kujdes me ushqimin. Më saktë, ushqimi duhet të jetë i baraspeshuar dhe me plot pemë e perime.

Mushkëritë

Mushkëritë me kalimin e viteve e humbin elasticitetin. Si t’i rinoni? Ekspertët pohojnë që më e rëndësishmja është që peshën trupore ta keni normale. Në fakt, tek personat me mbipeshë mushkëritë duhet të punojnë më fortë në mënyrë që të marrin sasi të mjaftueshme të oksigjenit. Kjo i rëndon shumë, për këtë rekomandohet dobësimi. Janë të mira edhe ushtrimet dhe çdo ditë së paku pesë minuta merrni frymë thellë.

Veshët

Gjatë jetës njeriu dëgjon shumë zhurma kështu që nuk është çudi që me kalimin e viteve të dëgjuarit dobësohet. Nëse nuk dëshironi të shurdhoheni, përpiquni që mos të dëgjoni muzikë me zë të lartë, ndërsa shmangni edhe pajisjet sikur iPod. Dëgjimi i muzikës me zë mesatar (ndërsa më së miri është sa më pak zë) e detyron trurin në njëfarë forme në ushtrime, ndërsa kjo sjell deri tek dëgjimi më i mirë, sqarojnë ekspertët.

Dhëmbët

Nëse dëshironi t’i keni sa më gjatë dhëmbët tuaj, dhe t’i keni të shëndoshë dhe të bukur, do të duhet së paku dy herë gjatë vitit ta vizitoni dentistin. Po ashtu, dhëmbët duhet mirë t’i pastroni me brushë, dhe këtë duhet ta bëni së paku dy herë në ditë. Është e nevojshme që rregullisht ta shfrytëzoni perin e dhëmbëve pasi në këtë mënyrë më së miri i largoni të mbeturat ndërmjet dhëmbëve./topLajm

Postuar te Studim. Komentet Mbyllur te >Si ta “rinoni” dhe forconi trupin
Këtë e pëlqejnë %d blogues: