>E qëllon shokun me armë, i hëngri tortën

>

Një amerikan u zemërua aq shumë që shoku i tij i hëngri tortën sa e qëlloi me armë. Burri nga Filadelfia po shëtiste me makinë me

mikun e tij nëpër qytet dhe pësoi sulm nervor kur pa sesi shoku i tij po i hante ëmbëlsirën e preferuar. Ndaloi makinën dhe të dy dolën jashtë dhe filluan të grindeshin.

Në një moment burri nxori pistoletën dhe e qëlloi shokun e tij drejt e në gjoks.”Nuk ishin marrë vesh sesi ta ndanin tortën. Njëri filloi të hajë edhe pjesën e tjetrit dhe u bë rrëmujë. Pastaj ndodhën të shtënat”, i tha një zyrtar i policisë gazetës amerikane ”The Daily News”. Nuk dihet ende fati i djaloshit 31-vjeçar, i cili i plagosur u shtrua në spital nga plagët e marra me armë zjarri./topLajm
Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >E qëllon shokun me armë, i hëngri tortën Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: