>BB: Ermela zbulon lesbiken brenda shtëpisë

>

Ky edicion i “Big Brother” është paraprirë nga thashethemet e shumta sipas të cilave kësaj here “Vëllai i Madh” kishte vendosur që brenda në shtëpi do të kishte një person të

ndryshëm nga të tjerët. Ai mund të ishte një travestit ose një vajzë lesbike. Duke u nisur nga edicioni i kaluar, ku Klodian Çela rrëfeu homoseksualitetin e tij, të gjithë shpresonin se diçka e tillë mund të ndodhte edhe këtë vit, por me një rast ndryshe.

Në fakt për një travestit pak mund të shpresonim, sepse në ndryshim nga shumë vende perëndimore, tek ne janë fare të paktë, por për një femër lesbike edhe mund ta mendonim. Fakti që asnjëra nga vajzat nuk u prononcua për këtë gjë, ne kemi mbajtur sytë hapur dhe vemendjen në maksimum për të kapur ndonjë element të veçantë tek ndonjë vjazë, por pa rezultat. Ato flasin për djem, i pëlqejnë ata, madje rrëfejnë edhe për lidhje me partnerë të ndryshëm para se të hynin në shtëpi. Mirëpo ka qenë një tjetër vajzë që ka konstatuar diçka më shumë se ne dhe ajo është Ermela. Pak ditë më parë, ajo në grindje e sipër me Klodianën, ndërkohë që kjo e fundit e akuzonte për lidhjen me Ervinin, që sipas saj është falso, Ermela nuk duroi dhe i tha se edhe asaj i ka bërë shumë përshtypje, teksa ka parë që Klodi puthte Mirjetën në buzë, në një mënyrë që s’e kishte parë asnjëherë mes femrash dhe ky fakt e kishte lënë me gojë hapur.
“Unë u shtanga kur e pashë atë puthje, pasi nuk mund ta imagjinoja se si mund të puthen dy femra në atë mënyrë. “. Klodi u mbrojt duke thënë se njerëzit që i do shumë, i puth në buzë, siç bën me mamanë, motrën ose ndonjë mike të afërt. Debati mes vajzave ka vazhduar më tej, kur Neda e ka pyetur Ermelën se çfarë mendimi ka për homoseksualizmin. Ajo i është përgjigjur se nuk ka asgjë kundër tyre, por thjesht mendon se lidhja mes një femre dhe një mashkulli është ajo që preferon. Ermela tregon para vajzave se nuk do ta kishte thënë asnjëherë këtë gjë, pasi nuk i intereson se çfarë bëjnë banorët me njëri tjetrin dhe çfarë preferencash seksuale kanë, por e bëri sepse po i kundërviheshin shumë.
Kjo bisedë është stërgjatur më vonë nga banorët e tjerë, por ditët e fundit sikur është kaluar në harresë, madje Ermela dhe Klodi duket se e kanë harruar sherrin dhe po flasin normalisht me njëra – tjetrën. Megjithatë, fakti që Ermela evidentoi një detaj që Klodit do t’i rëndonte jo pak, ka bërë që kjo e fundit, si për të vërtetuar të kundërtën, t’i rrëfejë njërës prej vajzave për lidhjen e vetme që ka pasur me një djalë me emrin Visi dhe për mënyën se si përfundoi në ndarje marrëdhënia e tyre e gjatë.  Të presim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. /vipat/
Postuar te Big Brother. Komentet Mbyllur te >BB: Ermela zbulon lesbiken brenda shtëpisë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: