>Van Bommel shumë pranë Milanit

>

Pas marrjes së hollandezit Urby Emanuelson nga Ajax, një tjetër hollandez, Mark van Bommel, mund të transferohet që sot nga
Bayern Munchen tek kuqezinjtë.

Mesfushori hollandez, kapiten i kombëtares së vendit të tij, është në prag të përfundimit të kontratës me klubin gjerman.

Drejtuesit e Milanit, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida, ndodhen në Mynih për të zgjidhur çështjet kontraktuale për marrjen e Van Bommel.

33-vjeçari mund të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Milano./topLajm

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Van Bommel shumë pranë Milanit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: