>The Guardian për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit

>

Një tjetër shkrim i The Guardian. Personazhi mbetet i njëjtë. Hashim Thaçi. Edhe gazetari është i njëjti, Paul Lewis. Kryeministri i Kosovës, shkruan gazeta, identifikohet si njëri prej

“peshqëve më të mëdhenj” të krimit të organizuar në vend, sipas raporteve të shërbimeve intelegjente ushtarake perëndimore që i ka siguruar The Guardian.

Dokumentet e NATO-së, të cilat janë të shënuara “Sekrete”, japin indikacione se SHBA dhe shtetet përëndimore disponojnë njohuri të mëdha për rrrjetet kriminale për vite të tëra. Ato po ashtu identifikojnë politikanë të nivelit të lartë që kanë lidhje me mafinë në Shqipërië, i cili madje ushtron një ndikim të konsiderueshëm edhe mbi Thaçin, ish liderin e guerilës. 
Dokumenti me mbishkrimin “USA KFOR”, provon informacione të detajishme për rrjetin e krimit të organizuar në Kosovë, bazuar në raportet e agjencive intelegjente perëndimore dhe informtatorëve.
Gazeta londineze më tej thirret në dokumentin e intelgjencës së KFOR-it të vitit 2004, që e identifikon Thaçin si njërin prej “peshqve të mëdhenj” të krimit të organizuar. Po ashtu, një tjetër njeri kryesor përmendet edhe Xhavit Haliti, ish udhëheqësi i logjistikës në UÇK, i cili do të marr pjesë të martën në Strasburg, ku diskutohet raporti i Dick Martyt.
Gazeta thirret në raportet e intelegjencës së NATOs që sugjerojnë se pas rolit të tij si politikan prominent, Haliti kosniderohet kryesori në krimin e organizuar, dhe që ushtron një lloj ndikimi tek Kryeministri i Kosovës.
“Duke e përshkruar atë “si të fortin pas Hashim Thaçit”, një raport thekson se Haliti ka një lidhje të fortë me mafian shqiptare dhe shërbimet sekrete kosovare, të njohur si SHIK”, shkruan The Guardian.
Më tej gazeta shkruan se “ Ato theksojnë se ai është i përfshirë në prostitucion, trafikim armësh dhe droge, dhe e shfrytëzon një hotel në Prishtinë, si bazë të operacioneve të tij”.  “Haliti po ashtu shërben si këshilltar politik dhe financier i kryeministrit, por sipas dokumenteve ai konsiderohet “bosi i vërtetë” në këtë marrëdhnie. Po ashtu, Haliti shfrytëzon pasaporta të rreme për të udhëtuar jashtë, për shkak se është në listat e zeza të disa shteteve, thekson një raport”, shkruan The Guardian
Gazeta që thirret në këto raporte, flet për aktiviete të tjera të Halitit, sikurse me intimidimin e oponentëve politikë. Ajo ka provuar të vë kontakt me Halitin, por ka qenë e pamundur. Ndërsa citon një intervistë të tij për Balkan Insight, ku ka hedhur poshtë akuzat e raportit të Dick Martyt, duke e cilësuar “si një raport politik i dizjanuar ta diskreditoj UÇK-në”./io
Postuar te KOSOVË. Komentet Mbyllur te >The Guardian për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit
Këtë e pëlqejnë %d blogues: