>Përmbajtja e emocioneve

>

Vetëkontrolli i emocioneve ka qenë dhe është një nga luftërat më të mëdha të njeriut me vetveten. Humbja e mendjes dhe drejtimi i qenies nga
emocionet e furishme ka sjell jo pak herë rrjedhoja nga më shkatërrueset jo vetëm për “shpërthyesin e emocioneve”, por edhe për njerëzit e tjerë. Dhe në fakt shumë herë vetëpërmbajtja është më e vështirë se mbajtja e të tjerëve. 

Por megjithatë sidomos në dekadën e fundit deri më tani janë regjistruar një numër i madh i punimeve shkencore mbi emocionet. Më të veçantat janë realizuar falë metodave bashkëkohore, siç është teknologjia e re për incizimin e trurit. Falë kësaj teknologjie, për të parën herë në historinë e njerëzimit, është bërë e mundur të shihet ajo që ka qenë burim i mistereve më të mëdha: saktësisht, në ç’mënyrë funksionon masa e ndërlikuar e qelizave derisa mendojmë, ndiejmë, imagjinojmë, ëndërrojmë. Një forcë e këtillë e shënimeve neurobiologjike na ka bërë të mundur që më qartë se kurrë më parë t’i kuptojmë se si qendrat mendore emocionale arrijnë deri tek zemërimi apo lotët, dhe në ç’mënyrë pjesët e vjetra të trurit na shtynë të bëjmë luftëra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja. 

Kjo qartësi e paparë mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesës së tyre i nxjerr në plan të parë ilaçet e freskëta për krizat kolektive emocionale. Argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori argumentesh dhe komponentë, që dëshmojnë se pikërisht qëndrimet themelore etike varen prej shkathtësive emocionale. Ata të cilët janë të varur nga impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e vullnetit dhe karakterit. 

Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale, pas të cilave koha jonë aq shumë lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi. Është vërejtur mënyra në të cilën faktet neurologjike e shprehin talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për shembull, si të mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale etj./topLajm

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet Mbyllur te >Përmbajtja e emocioneve
Këtë e pëlqejnë %d blogues: