>Nuk të dua më!

>

Pas ndarjes, sidomos shkurorëzimit, vetëbesimi është në nivelin më të ulët të mundshëm, kështu që nuk është për t’u habitur që pothuajse të gjithë personat pas rënies së martesës/lidhjes bien në depresion.


Për fat të mirë, koha shëron çdo gjë, duke përfshirë edhe plagët e shkaktuara nga shkurorëzimi.





Nëse keni gjetur veten në këtë situatë TopLajm  ju sjell pesë shenja që mund t’ju ndihmojnë të zbuloni nëse jeni të përgatitur për një fillim të ri apo plagët janë ende të freskëta. 


Ju jeni të lumtur për ish-partnerin/en
Sigurisht që në momentin e ndarjes iu është dukur se nuk mund të paramendoni që ish-partneri apo ish-partnerja juaj mund të do një person tjetër, por me kohë ajo ndjenjë fillon të zbehet.Nëse romanca e re e ish-it tuaj ju jap një buzëqeshje në fytyrën tuaj atëherë do të thotë se e më në fund ndjenjat janë shuar. 


Keni gjetur simpati?  
Nuk keni nevoj të filloni lidhje të re vetëm e vetëm të dukeni se jeni të painteresuar për lidhjen e vjetër. Është e mjaftueshme fantasia rreth romancës së ardhshme me një tjetër përson. 


Nuk e fajësojni atë për asgjë
Nëse ju ende keni nevojë të arsyetoheni pran njerëzve të tjerë për ish-partnerin ose të flisni për të me ironi, zemra juaj rreh ende për të. 


Partnerin e ri e krahasoni me ish-in!
Keni filluar një lidhje të re dhe shpesh herë ju zënë duke e krahasuar atë me ish-partnerin? Duhet të jeni të vetëdijshëm se edhe kjo lidhje nuk ka për të zgjatur, sepse ju ende nuk jeni shëruar nga ndarja e fundit.


E keni haruar numrin e tij/saj
Kur ju harroni të gjitha të dhënat lidhur me partnerin e mëparshëm si numri i telefonit dhe e-mail adresa, të jeni të sigurt se jeni në rrugë të drejtë dhe për të harruar edhe atë nga jeta juaj. Së shpejti ju do të harroni edhe ditëlindjen e tij/saj të saktë …



Advertisements
Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Nuk të dua më! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: