>Ka lindur djalë bashkëshortja e Ramush Haradinajt

>

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, sot ka lindur  një djalë, që është djali i dytë i liderit të AAK-së, i cili për shkaqe të njohura ndodhet në Hagë.


Djalin e dytë, siç raporton Klan Kosova, familja Haradinaj, me dëshirën e babait
e ka pagëzuar me emrin

Trim. 

Me rastin e kësaj lindjeje shumë urime nëpërmjet telefonit i janë dërguar Ramush Haradinajt në Hagë nga familjarët, miqtë dhe dashamirët. Haradinajn e kanë uruar edhe  personeli mjekësor nga klinika ku kishte lindur bashkëshortja e tij.

Ndërkohë, vet Haradinaj ka uruar bashkëshorten dhe i ka dërguar asaj një buqetë lulesh./kn
Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Ka lindur djalë bashkëshortja e Ramush Haradinajt Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: