>EULEX-i nuk fillon hetime pa dëshmi

>

EULEX-i nuk do të filloj hetime për tregtinë me organe, përderisa nuk merr dëshmi nga Dik Marti, ka thënë zëdhënësja e misionit, Irina Gudeleviq për mediat serbe. 

“EULEX-i i ka dërguar Martit dy letra përmes të cilave i kërkon t’i dorëzojë prokurorisë cilindo informacion ose dëshmi që do të mund të ndriçonte eventualisht pohimet në raportin e tij”, ka thënë

Gudeleviq. 

Ajo bëri të ditur se përkundër kërkesave ende nuk kanë marrë përgjigje nga Marti, sikurse edhe ndonjë dëshmi, ose burim që do të shtynte nisjen hetimeve për pohimet e tij./kp

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >EULEX-i nuk fillon hetime pa dëshmi Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: